Përbërësit :
7-8 speca që përdorni për mbushje
400 g gjizë e freskët
Vaj ulliri
3 thelpinj hudhër
Kripë
Piper i zi
50g gjalpë
Përgatitja :
Si fillim lani me ujë të bollshëm specat dhe t’i thani me një pecetë të pastër.
Specat duhet të jenë të fryrë dhe me tul, si ata që zgjidhni për t’i përgatitur të mbushur me oriz.
Merrni një tavë dhe vendosni mbi të një letër pjekjeje.
Rendisni specat që duhet të jenë të tharë mbi tavë dhe spërkatini lehtë me vaj ulliri.
Futeni tavën në furrë të ngrohur me 180 gradë dhe lërini specat të piqen.
Kur të shihni që njëra faqe është pjekur, me kujdes t’i ktheni nga ana tjetër.
Ndërkohë që specat piqen në një tigan hidhni gjalpin dhe pak vaj ulliri.
Hudhrat pritini në feta dhe skuqini lehtë duke treguar kujdes që të mos digjen.
Tani shtoni edhe gjizën dhe skuqeni edhe atë duke i dhënë shije me kripë dhe piper të zi.
Pasi të largoni specat nga furra mos e fikni atë.
Kalojini specat në një pjatë dhe hiqni letrën e pjekjes nga tava.
Hidhni gjizën e përgatitur në tavë dhe përhapeni mirë në mënyrë që të krijoni një shtresë.
Shtroni sipër specat dhe spërkatini me pak vaj ulliri dhe pak kripë.
Futeni tavën përsëri në furrë për 10-15 minuta, ose derisa lëngu i gjizës të ketë avulluar.
Pasi tava të jetë gati mund ta shërbeni si një pjatë shoqëruese gjatë drekave në familje.
Por gjithashtu kjo tavë mund të jetë edhe pjata kryesore duke u kombinuar me sallata të ndryshme.