Përbërësit
- 1 lakër (800 gr)
- 1 qepë
- Vaj për të skuqur
- 400 g mish i grirë
- 250 g oriz kokërrgjatë
- kripë, piper dhe spec i kuq
- 1 litër lëng mishi
- 200 ml krem gatimi
- 100 g djathë i grirë
Udhëzimet
- Prisni lakrën në katër pjese dhe hiqni pjesën e bishtit.
- Përvëlojeni në ujë të kripur dhe me rigon.
- Qëroni qepën dhe grijeni imët, skuqeni me pak vaj.
- Pastaj shtoni mishin e grirë dhe orizin kokërrgjatë, skuqeni dhe hidhini kripë, piper dhe spec të kuq.
- Shtoni lëngun e mishit dhe lëreni të zihet për 20 minuta me kapak mbi tenxhere.
- Vini shtresa të lakrës dhe të përzierjes së orizit/mishit të grirë në enë.
- Hidhni ajkën e gatimit mbi gatesë dhe djathin mbi të, vendoseni ne furre per pak minuta deri sa te vej nje shtres ne siperfaqe.