Tave me kerpudha e mish vici

Pjata kryesore
  • Serviret për (persona):6 Persona

Përbërësit

  • 700gr mishi vici i prere ne kubike te vegjel
  • 1kg kerpudha champijon,te fresketa,te preta ne feta.
  • 2 qepe mesatare,nje karrote dhe 2 thelpi hudher te grira holle.
  • 3-4 feta beikon(pancete e tymosur)te prera ne copa te vogla.
  • 150gr djath kackavall i grire.
  • 100gr pana+150gr salce kosi te perzjera bashke.
  • 1 gote e vogel vere e bardhe
  • 1 tufe e vogel majdanoz
  • 1/2 filxhan caji vaj ulliri.Pak gjalp.
  • Kripe e piper te zi .
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Mishi,se bashku me qepen,karroten e hudhrat kavurdisen se bashku ne nje tenxnere,ndrkohe kerpudhat vendosen ne nje tave,sperkaten me pak gjalpe e piper te zi e vendosen ne furren e paranxehur ne temp 180 grade,ku lihen per 20-30 min.
  2. Pasi nga perberesit e tenxheres te kete avulluar pjesa me e madhe e lengut,shtohet gota e veres,perzihet e lihet pak,pastaj kullojme nga tava lengun qe kane leshuar kerpudhat dhe ja shtojme mishit dhe e leme te zjehet deri sa te jete gati e te kete mbetur me sa me pak leng.
  3. Pasi mishi te jete gati,shtojme kripen e piperin e e hedhim ne taven ku jane kerpudhat,duke shtuar beikon,djathin kackavall,majdanosin,si dhe panen me salcen e kosit.
  4. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe vendisim taven ne furren e paranxehur ne tenp.180 grade dhe lihen per rreth 20 min.sa te lidhet shija e perberesve.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Pica 4 stinet
Kokteil Mai Tai
Penne me ton dhe ullinj
Supë kremoze me fasule të bardha
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *