Tavë kosi

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 500 gr mish qengji
  • 700 gr kos
  • 100 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • 20 gr oriz
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj pjate, si fillim vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim pak gjalpë dhe mishin e qengjit. E skuqim mirë mishin dhe i hedhim ujë dhe e lemë të ziejë.
2
Ndërkohë, në një tas hedhim vezët, kosin dhe me ndihmën e telit rrahës, i rrahim përbërësit deri sa të krijojmë një masë kremoze.
3
Pasi mishi është zierë, e nxjerrim nga lëngu i vet dhe e lëmë mënjanë.
4
Marrim tavën e dheut, hedhim pak vaj dhe i shtojmë orizin.
5
Më pas tek lëngu i mishit, hedhim përzierjen e kosit me vezën dhe i përziejmë deri sa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri- tjetrin.
6
E hedhim masën e krijuar në tavën e dheut, e rregullojmë me kripën, i vendosim mishin përsipër, i hedhim piper dhe e fusim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.
7
Pasi tava e kosit është pjekur si duhet, është gati për t’u serviur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *