Përbërësit:
150 gr djathë kaçkavall
150 gr sallam pikant
1 spec jeshil
1 spec të kuq
1 spec të verdhë
50 gr ullinj
100 gr djathë i bardhë
1 vezë për person
2-3 pika salcë pikante tabasko për person(nese doni)
Përgatitja:
Vendosim në tava dheu individuale një shtresë me djathë kaçkavall në rende, një shtresë me sallam pikant të prerë në kubikë, një shtresë me spec të prerë në rrathë të hollë, ullinj në unaza, djathë të bardhë në kubikë dhe në fund një vezë sy dh 2 pika tabasko. E mbulojmë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në 200 gradë Celsius derisa tava të marrë ngjyrë të artë.Ju befte mire!