Tart me cokollatë

Embelsira

Përbërësit

  • 2 gota miell
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1/4 lugë kripë
  • ¾ gotë gjalpë
  • një e verdhë veze
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 1 gotë ajkë e ëmbël
  • ½ gotë qumësht
  • 1 ½ gotë cokollatë gatimi
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • ¼ lugë kripë
  • 2 vezë
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Në një enë bëni bashkë miellin, sheqerin e kripën. Shtoni gjalpën dhe përziejini mirë të gjitha derisa të fitoni një brumë pa kokërriza mielli. Pastaj shtoni të verdhën e vezës dhe ujin.
  2. Miksojini mirë të gjitha derisa të fitoni një masë kompakte.
  3. Brumin e fituar lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
  4. Pastaj hapeni në petë rrumbullake dhe vendoseni në tepsinë përkatëse.
  5. Piqeni të mbuluar me folie alumini për afro 30 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.
  6. Pastaj, në një enë ngroheni ajkën derisa të marrë valë.
  7. Largojeni nga zjarri, shtojani cokollatën e ndarë në pjesë më të vogla dhe përzijini bashkë derisa të shkrihet cokollata.Shtoni sheqerin e kripën.
  8. Vezët rrahini me tel kuzhine e pastaj shtojini tek masa me cokollatë.
  9. Masën e fituar shtrojeni sipër tartit të ftohur dhe piqini të gjitha bashkë në furrën e parangrohur në 190 gradë për 15 deri në 20 minuta.
  10. Ju bëftë mirë.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *