Supe pule me thjerreza

Supa

Përbërësit
  • 4 lugë gjalpë
  • qepë (e madhe, e prerë)
  • karotë (të prera)
  • 2 fije selino (të prera)
  • 2 thelpinj hudhër (të prera hollë)
  • 2 lugë salcë domatesh
  • 12 kupa lëng pule (ose ujë)
  • 2 kupa thjerrëza
  • 500 gr kofshë pule (pa lëkurë dhe kocka)
  • djathë kaçkavall (i grirë)
Përgatitja
1
Shkrini gjalpin në një enë të madhe në flakë të mesme- të lartë dhe shtoni qepën, selinonë, karotat dhe hudhrat.
2
Hidhuni perimeve kripë dhe piper dhe gatuajini deri sa të zbuten, përreth 10 minuta.
3
Shtoni salcë domateje dhe përziejeni me perimet. Gatuajeni deris sa salca të errësohet dhe të ngjisë pak në fund të enës, nevojiten rreth 2 minuta.
4
Shtoni lëngun e pulës dhe thjerrëzat dhe vëreni të ziejë.
5
Reduktojeni flakën që të ketë një zierje të ngadaltë dhe shtoni kofshët e pulës.
6
Mbulojeni dhe lëreni të ziejë për 1 orë, duke e kontrolluar herë pas here që të siguroheni që nuk po zien shumë shpejt.
7
Hiqni kofshët e pulës dhe vërini në një pjatë që të ftohen. Përpiquni të kaloni në blender gjysmën e supës dhe hidheni sërish në enë.
8
Duke përdorur 2 pirunj, copëtojeni pulën dhe hidheni dhe atë në enë. Provojeni për kripë.
9
Shërbejeni me djathë kaçakavall të grirë në majë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *