Supë pule me miell misri dhe kos

Supa

Për 4-5 persona duhen:

4 thela mish pule

3 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri

3-4 thelpinj hudhra

4-5 lugë gjelle kos

Kripë

Piper

Përgatitja:

Si fillim, Gatimeshqiptare.com ju udhëzon të pastroni me ujë të rrjedhshëm thelat e pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët.

Kaurdisni për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.

Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.

Ndërkohë në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe hedhim dhe miellin e misrit. Me një lugë druri e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.

Tek mielli i misrit shtojmë pak nga lëngu i mishit të pulës dhe e përziejmë vazhdimisht, që të mos krijohen kokrriza.

Shtoni masën e lëngut të pulës dhe ta përzieni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.

Mishin e pulës pasi të jetë ftohur pak e presim në copa të vogla dhe e shtojmë tek tigani.

Shtojmë dhe piperin e zi dhe 3-4 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës, dhe e lëmë që të vlojë në zjarr mesatar.

Kjo supë duhet të jetë pak më e plotë, dhe nëse shohim që kemi shtuar shumë nga lëngu i mishit të pulës, mund të shtoni fare lehtë një lugë gjelle me pure patatesh.

Pasi të jetë zierë, e heqim tenxheren nga zjarri dhe e ndajmë nëpër pjata të thella, dhe para se ta shërbejmë shtojmë nga një lugë kos. 

*GOslim & Matcha Slim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6
*Parazol
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O7EJax
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3q0VFg2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *