Supë pule me brokoli dhe karrota

Supa

Përbërësit :

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule

300 gr brokoli

1 patate mesatare

2 karrota

Një lugë çaji me gjalpë të freskët

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja :

Pastroni mishin e pulës me ujë të rrjedhshëm.

Gjithashtu, pastroni me ujë të rrjedhshëm brokolit, të cilat i ndajmë në degëza ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël. Pastroni edhe karrotat, qërojini bashkë me pataten dhe prijini ato në kubikë shumë të vegjël gjithashtu.

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë karrotat dhe patatet e prera në kubikë, i kaurdisim për disa minuta dhe më pas shtojmë brokolit, i kaurdisim pak dhe i heqim dhe i vendosim në një enë mënjanë.

Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës i kaurdisim, shtojmë kripën dhe më pas shtojmë ujë derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë brokolit, karrotat dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për maskimumi 5-7 minuta.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Vlerat ushqimore të brokolit dhe karrotave :

Vlerat ushqimore, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije.

Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine.

Një racion me karrota të prera përmban 3.6 gramë fibër e cila mban stomakun dhe arteriet të pastra.

Në këtë mënyrë shmanget rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë, konstipacionit etj.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *