Supë me salmon dhe presh

Supa

Përbërësit për 6 persona:
6 fileta salmoni të freskët pa lëkurë ose të ngrirë (në këtë rast, nxirreni salmonin më parë nga ngrirja dhe lëreni të shkrihet ngadalë në frigorifer)
1 qepë
2 presh – vetëm pjesa e bardhë e tyre
3 karota
lëngu i 1 limoni
1 tufë majdanoz
3 lugë gjalpë
400 ml pana për kuzhinë
300 ml lëng perimesh I valuar (nëse nuk keni kohë, mund ta përgatitni dhe me dado supe)
2 lugë miell
2 lugë mustardë
kripë, piper

Përgatitja:
1.Filetat e salmonit i ndajmë në kubikë jo shumë të vegjël. Preshët e pastruar, i presim në rrota të holla.
2. Karotat i qërojmë, i lajmë, i presim në rrota të holla dhe më pas i ziejmë në tenxhere me ujë të valuar derisa të zbuten. Heqim karotat dhe ziejmë preshët për 5 minuta që nga momenti kur marrin valë. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.
3.Në një tigan, tretim 1 lugë gjalpë dhe skuqim qepën të grirë hollë, karotat, preshin dhe kubikët e salmonit. I skuqim për 6-8 minuta duke i përzier vazhdimisht me lugë druri. Heqim tiganin nga zjarri dhe e lëmë mënjanë.
4.Në një tenxhere, shkrijmë 2 lugët e gjalpit që na kanë mbetur bashkë me miellin dhe kur ky I fundit të marrë ngjyrë, shtojmë lëngun e valuar të perimeve dhe e përziejmë vazhdimisht me rrahësin e vezëve me dorë që mielli të mos krijojë kokrriza. Pas pak minutash, shtojmë panën dhe mustardën. E rregullojmë për kripë e piper. Shtojmë këtu përzierjen me karota e salmon që kemi në tigan, i përziejmë me lugë druri dhe pas 2 minutash e heqim tenxheren nga zjarri. Shtojmë lëngun e limonit dhe supa është gati për t’u
shërbyer. Me copat jeshile të preshit, të prera hollë, dekorojmë pjatat.

*Per te bere porosine tende kliko ne foto ! Perfitoni 50%ulje ! KUjdes, sasia e limituar !
*Per te bere porosine tende kliko ne foto ! Perfitoni 50%ulje ! KUjdes, sasia e limituar !