Supë me qepë dhe lëng mishi

Supa

Përbërësit:

1 lugë gjelle me gjalpë pa kripë,

1 lugë çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër

700 gramë qepë të kuqe, të qëruara dhe të grira hollë.

6 qepujka të njoma të prera hollë

1 presh (pjesa e kërcellit të bardhë) i prerë hollë

Kripë dhe piper,

3-4 degëza trumze,

1 degë rozmarinë e freskët,

1 lugë gjelle me miell,

4 gota (uji) me lëng mishi pa kripë

2 gota ujë,

8 feta të holla buke të thekur,

1 lugë gjelle me barishte qepësh të grira hollë

Përgatitja:

Vendosni tenxheren në zjarr dhe ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit.

Shtoni qepët, qepujkat dhe preshin, kripën dhe piperin.

Përziejini me lugë druri dhe mbylleni kapakun e tenxheres.

Lërini qepët të gatuhen pa u përzier deri sa të zbuten dhe të marrin një nuancë të kafenjtë për 10-15 minuta.

Më pas hapeni kapakun dhe përziejini qepët rregullisht deri sa të karamelizohen për rreth 25-30 minuta të tjera.

Nëse qepët kanë tendencën të ngjiten në fund të tenxheres, mund të shtoni një lugë gjelle me ujë dhe ta shtoni dozën.

Hidhni miellin sipër qepëve dhe përziejini për 2-3 minuta.

Shtoni lëngun e mishit të viçit dhe dy gota ujë bashkë me degët e rozmarinës dhe trumzës.

Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit e supës të zihen për 20-25 minuta.

Më pas hiqeni rozmarinën dhe trumzën, fikeni sobën dhe shtoni kripë dhe piper.

Ndizeni furrën.

Supën hidheni në pjatat përkatëse dhe në secilën prej tyre hidhni nga dy feta buke të thekura dhe djathë.

Vendosini pjatat në furrë dhe mbajini deri sa djathi të shkrihet dhe të marrë një ngjyrë të kafenjtë për rreth një minutë.

Shtoni barishtet e njoma të qepëve dhe servireni.

Kjo supë kombinohet shumë mirë me sallata me barishte dhe panxhar.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *