Supë me Midhje

Fruta Deti, Supa

Përbërësit
1 kg midhje
1 kg oktapod
250 gr kërminj deti
10 copë shkopa buke ((freselle))
200 ml vaj
3 thelpi hudhër
150 gr koncentrat domatesh (pikant)
1 copë spec (nëse salca e domateve është e ëmbël)

Përgatitja
1
Përgatitja e vajit pikant: Hidhni në një enë vajin dhe hudhrat dhe kur vaji fillon të skuqet, shtoni koncentratin e domateve, ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhet duke e përzier herë pas here.
2
Lëreni në zjarr deri kur vaji të dalë mbi sipërfaqe.
3
Kur koncentrati i domateve të jetë depozituar në fund, filtroni vajin, në mënyrë që të merrni vetëm vajin pikant, i cili mund të ruhet edhe për disa muaj.
4
Përgatitja e supës: Gatuani oktapodin për 20 minuta, deri kur uji të fillojë të ziejë dhe lëreni të ftohet në ujin e zierjes. Shtoni dhe 5 gram kripë.
5
Ruajeni lëngun për ta përdorur më pas.
6
Pasi oktapodi të jetë ftohur priteni në copa dhe spërkateni me vajin pikant.
7
Lani dhe pastroni midhjet dhe gatuajini në zjarr të mesëm me një lugë çaji kripë, në një tenxhere të mbuluar me kapak, deri kur të hapen.
8
Gatuani mënjanë kërmijtë, në një tenxhere tjetër të vogël dhe me pak kripë.
9
Përgatitja e pjatës: Zieni një pjesë të ujit të oktapodit me një pjesë të lëngut të lëshuar nga midhjet.
10
Lagni shkopinjtë e bukës me përzierjen e përftuar, vërini në pjatë dhe spërkatini me vajin pikant.
11
Shtoni midhjet, oktapodin dhe pak vaj pikant sipas dëshirës.
12
Kësaj pjate mund t’i shtohen sipas dëshirës edhe karkaleca deti, vongole, domate të prera ose mund të mos përdorni kërmijtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *