Supë me kritharaqe

Supa

Përbërësit :

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle salcë domatesh

100 gr domate të freskëta

1 lugë çaji nenexhik i tharë

5 gota ujë

40 gr makarona kritharaqe (makarona te vogla)

gjysmë luge çaji kripë

gjysmë luge lëng limoni

majdanoz

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete hidhni vajin e ullirit në një tenxhere.

Vëreni në zjarr dhe lëreni të ngrohet pak, më pas shtoni salcën e domateve dhe domatet e grira, duke përzier vazhdimisht.

Në fund shtoni edhe nenexhikun ose menten e tharë për një shije më të freskët të salcës.

Lëreni në zjarr mesatar derisa të trrashet, por beni kujdes që mos trrashet më shumë nga sa duhet.

Më pas shtoni ujin, vazhdoni me përzierjen dhe lëreniujin të ziejë derisa të jetë i nxehtë.

Kur kjo të ndodhë, shtoni kritharaqet bashkë me pak majdanoz të grirë dhe lëreni supën tuaj të ziejë.

Lëreni tenxheren në zjarr derisa makaronat të jenë zbutur dhe të jenë gatuar mirë edhe brenda.

Për ta kuptuar këtë mjafton ta provoni supën tuaj herë pak here.

Shtoni në fund lëngun e limonit bashkë me kripën dhe vazhdoni me përzierjen.

Kjo do t’i shtojë supës tuaj me kritharaqe edhe më shumë shije të veçantë.

Hiqeni nga zjarri, lëreni në temperaturë ambienti për disa momente dhe shpërbejeni të ngrohtë.

Produkte dobesimi vetem per personat qe jetojne ne Itali !
Porosit ketu :
*Black latte https://bit.ly/38EN7po
*Eco Slim https://bit.ly/3tfsIir
*Matcha Slim https://bit.ly/3viSrZ8
*Chocolate Slim https://bit.ly/3bHnWEj
Produkte dobesimi vetem per pesonat qe jetojne ne Gjermani !
Porosit ketu :
*Black latte https://bit.ly/3thQAlq
*Eco Slim https://bit.ly/3crBH9n
*Matcha Slim https://bit.ly/2Q4C0Qd
*Chocolate Slim https://bit.ly/2Q2cuuM
Produkte dobesimi vetem per pesonat qe jetojne ne Shqiperi dhe Kosove !
Porosit ketu :
Shqiperi : https://bit.ly/30H89PK
Kosove : https://bit.ly/3rLhNwE

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *