Supë me hudhra dhe perime

Supa

PËRBËRËSIT:
– një qepë mesatare
– një kokërr hudhër (10 thelpinj ose dhe më shumë sipas dëshirës)
– një kërcell selino
– një patate e madhe ose dy mesatare
– një finok i madh
– tre filxhanë çaji me lëng mishi pule
– një filxhan çaji qumësht
– dy lugë vaj ulliri
– një lugë gjalpë
– pak majdanoz
– copëza buke të thekur
– kripë, piper i zi
– disa lugë ajkë të fermentuar – opsionale

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio



PËRGATITJA: 

Pastrojmë dhe presim në copa gjithë perimet (përfshirë qepën dhe hudhrat) dhe i vendosim të ziejnë me lëngun e mishit.

Shtojmë dhe qumështin, vajin, gjalpin.

E ziejmë supën rreth 20 minuta, sa të zbuten perimet.

E bëjmë supën pure.

E provojmë dhe e rregullojmë shijen me kripë.

Nëse preferojmë, në fund mund të shtojmë dhe tre lugë gjelle ajkë të athët .

E shërbejmë supën me copa buke të thekur, majdanoz dhe piper të zi të sapo bluar.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *