Supë me Brokoli

Perime, Receta per femije, Supa, Te shpejta, Vegjetariane

Përbërësit
  • brokoli
  • patate
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1/2 gotë pana
  • 1 gjethe majdanoz
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Në fillim pastroni brokolin dhe pataten. I prisni ato në copa të vogla.Vendosini për të zierë për rreth 15 minuta. Më pas i kaloni në blender derisa të marin formën e një pureje.
2
Masën e krijuar e kaloni në një tigan, në zjarr mesatar. Sipër i shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe i trazoni mirë. Pas 5 minutash i shtoni panën.
3
Merrni një bukë të rrumbullakët. Hiqni pjesën e sipërme dhe pjesën e tulit brenda.
4
Shtoni një garuzhde nga supa me brokoli që përgatitëm. Sipër i vendosni një gjethe majdanoz. Koha për ta shijuar!

 

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *