Supë me brokoli dhe kos

Supa

Përbërësit  :

500 gr brokoli

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhre

2 patate mesatare

Nenexhik

Borzilok

700 ml lëng pule ose perimesh

320 ml kos

Kripë

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Procesi :

Në një tas të vogël ku kemi hedhur dy lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj.

Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Pastrojmë patatet dhe brokolit.

Patatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.

Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim dhe zjarr dhe më pas shtojmë patatet, bashkë me gjethet e nenshikut dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta,

Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë derisa patatet të zbuten.

7-8 minutat e fundit shtojmë degëzat e brokolit dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë.

I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser (disa degëza brokoli mund t’i lini mënjanë dhe t’i vendosni një fund të supës) derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës.

Më pas tenxheren e vendosim edhe për 2 minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin, shtojmë kosin bashkë me vajin e ullirit dhe hudhrat, e përziejmë dhe e heqim nga zjarri.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas dëshirës me piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Produkte dobesimi vetem per personat qe jetojne ne Itali dhe Gjermani !
Itali : *Chocolate Slim https://bit.ly/3bHnWEj
Gjermani: *Chocolate Slim https://bit.ly/2Q2cuuM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *