Përbërësit
- 500 gram bizele
- 750 ml lëng pule
- 120 ml ajkë qumështi
- 250 gram gjoks pule
- 60 gram gjalpë
- 1 qepë
- Kripë dhe piper.
Udhëzimet
- Në një tenxhere me gjalpë skuqni qepën. Shtoni bizelet, lëngun e pulës dhe i lini të ziejnë për 15 minuta. Prisni të ftohen pak dhe me një blender dore i bëni pure.
- Tani shtoni nenexhikun, ajkën e qumështit, kripën dhe piperin. I trazoni mirë.
- Ndërkohë skuqni gjoksin e pulës me pak gjalpë në një tigan dhe nga fundi shtoni edhe 1 fetë buke, të prerë në kubikë.
- Shërbejeni supën duke i shtuar sipër 1 gjethe nenexhik dhe bukëzat e thekura.
- Ju bëftë mirë!