Supa me oriz dhe mish pule

Supa

Përbërësit:

1 gotë me oriz

4-5 gota ujë

500 – 600 g mish pule

3 vezë

4-5 lugë gjelle me lëng limoni

Kripë

Piper i zi

Një tufë majdanoz i grirë

Përgatitja:

Hapi i parë i përgatitjes së kësaj recete është vendosja e mishit të pulës për të zierë.

Përpara sigurohuni që a keni larë mirë dhe ta keni ndarë në copa pulën.

Ndërkohë nxirrni vezët nga frigoriferi dhe t’i rrihni lehtë në një tas.

Lërini në temperaturë ambienti kështu do të jenë gati që t’i përdorni kur të vij koha.

Pulës hidhini pak kripë në mënyrë që mishit ë marrë shije sa duhet.

Provojeni me një pirun nëse mishi i pulës është zbutur dhe zierë plotësisht.

Largoni mishin e pulës dhe ta lini të ftohet në një pjatë.

Tek tenxherja me lëngun e pulës hidhni orizin dhe lëreni që të ziejë.

Mishin e pulës ndajeni në copa të vogla dhe hidheni përsëri tek tenxherja.

Tek vezët shtoni lëngun e limonit dhe përzjejeni mirë me telin e kuzhinës derisa përbërësit të jenë lidhur.

Merrni vezët dhe hidhini pak nga lëngu i pulës, mos harroni që ta përzieni gjatë gjithë kohës.

Kjo metodë mundëson që vezët të arrijnë ngadalë temperaturën e lëngut të pulës .

Kur të keni shtuar rreth 3-4 lugë gjelle me lëng tek vezët, keni arritur masën e duhur.

Këtë salcë tani ta shtoni tek tenxherja me mishin dhe orizin e zierë.

Duke e përzierë me një tel kuzhine lëreni në zjarr derisa të kthejë valë.

Supa dalëngadalë do të fillojë të trashët dhe lëngu i saj do të marrë një ngjyrë të bardhë kremoze.

Por kini kujdes: mos ndaloni së përzieri supën në asnjë moment.

Kur ajo të kthejë valë, provoni orizin, pasi ai nuk duhet të zbutet e të bëhet i ujshëm.

Nëse ka fortësinë e duhur, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe spërkateni me piper dhe majdanoz të grirë.

Shërbejeni të ngrohtë dhe do të mrekulloheni me shijen e saj.

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2MC4Zte
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2O4LGsL
*Hypertea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2O4tQWQ
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/37UGpuR

Articles You May Like

Supë me lëng mishi
Bukë me vezë
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Oriz me midhje dhe perime
Omletë me spinaq domate dhe djathë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *