Supa e peshkut

Supa, Vegjetariane

Përbërësit:

3-4 peshq të plotë, bashkë me kokën, lëkurën dhe halat

3 lugë gjelle me vaj ulliri

2 qepë të grira

1 karrotë e prerë

3 shirita selinoje të copëtuara

4 thelpinj hudhër

1 copë e vogël xhenxhefili e grirë

Një tufë majdanoz

1 gjethe dafine

Çerek gote me uthull molle

3 litra ujë

Kripë

Përgatitja:

Hidhni vajin e ullirit në një tenxhere dhe kavërdisni perimet për 30 minuta deri sa të zbuten dhe lërini mënjanë.

Shtoni në tenxhere uthullën e mollës, peshqit dhe ujin. Ziejini së bashku. Me një lugë druri hiqni shkumën dhe mbetjet e padëshiruara që ngjiten në sipërfaqe.

Që të përftohen vlerat më të mira, zierja duhet të jetë e ngadaltë dhe të zgjasë deri në dy orë. Një pjesë të lëngut në tenxhere mund ta ndani mënjanë dhe ta përdorni në gatime që duan lëng peshku për bazë.

Pas zjerjes, nxirrni peshqit dhe pastrojini nga halat. Kullojeni lëngun e peshkut dhe hidheni në një tenxhere të pastër.

Mishin e peshkut të pastruar nga halat bashkojeni me perimet dhe hidhini në tenxheren e lëngut të peshkut. Lërini të zjejnë bashkë për 20 minuta të tjera dhe supa është gati.

Kjo supë është pjesë e rëndësishme e një stili të shëndetshëm ushqyerje për Tiroiden, Stomakun dhe Trurin. Atë mund ta ruani në në një kavanoz jo të mbushur plot dhe ta fusni në ngrirje.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg
*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *