Strudel me mollë

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
1 petë sfoliat
2 kokrra mollë
30 gr rrush i thatë
30 gr arra
30 gr bajame
1 kokërr limon
3 lugë reçel ftoi
1 vezë (e verdha)
1 lugë sheqer
pak kanellë

Përgatitja
1
Në një enë vemë dy kokrrat e mollëve të prera hollë.
2
I njomim me lëngun e limonit dhe i hedhim sheqerin përsipër.
3
Ndërkohë kemi zbutur rrushin e thatë në pak ujë të vakët.
4
I kullojmë dhei bashkojmë me arrat dhe bajamet që kemi grirë.
5
Pastaj shtojmë reçelin e ftoit.
6
Pasi përziejmë të gjithë përbërësit shtojmë pak kanellë dhe përzierjen e hedhim në qendër të petës sfoljate.
7
Mbledhim petën dhe përpara se ta fusim në furrë e lyejmë me të verdhën e vezës.
8
E lemë në furrë me temperaturë 180 gradë për rreth 20 minuta.
9
Strudeli është gati për t’u shërbyer. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *