Speca të pjekur turshi

Perime

Përbërësit:

2kg speca të kuq kapi

1 gotë uji me lëng limoni

2 gota uji me uthull të bardhë

1 gotë uji me vaj ulliri

2 thelpinj hudhra

1 lugë e gjysmë çaji me kripë

3 kavanoza qelqi

Përgatitja:

Nëse doni që turshitë t’i ruani për një kohë të gjatë atëherë duhet të nisni me pastrimin e kavanozave.

Por në rast se doni që t’i ruani në frigorifer vetëm për disa javë, atëherë mund ta anashkaloni këtë hap të recetës.

Pra vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe aty fusni kavanozat që do të përdorni për ruajtjen e turshive.

Sigurohuni që të ketë ujë mjaftueshëm sa të mbulojë plotësisht kavanozat.

Lëreni tenxheren në zjarr dhe ndërkohë vazhdoni me recetën.

Pasi t’i keni larë dhe tharë specat e kuq vendosini në një tavë për pjekje.

Mos harroni që t’i lyeni me pak vaj ulliri në të gjithë sipërfaqen e tyre.

Vaji i ullirit do të bëjë të mundur që specat të piqen më shpejtë dhe që lëkura e tyre të shkëputet plotësisht nga tuli.

Në momentin që specat të jenë pjekur nga njëra anë, nxirreni tavën dhe me një lugë kthejini nga ana tjetër.

Tregoni kujdes që të mos i shponi specat.

Nëse keni sobë me gaz, mund t’i piqni dhe tek plitka e gazit për një përgatitje më të shpejtë.

Pasi t’i keni pjekur specat vendosini në një tas dhe mbulojini me një pjatë për disa minuta.

*GOslim & Matcha Slim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6

Kur të jenë ftohur pak, filloni dhe hiqni lëkurën nga tuli dhe pastrojini dhe nga farat.

Pritini specat në gjysmë dhe lërini tek një tas i madh.

Ndërkohë vini lëngun e limonit, uthullën, vajin e ullirit, hudhrën e prerë në copa të vogla dhe kripën, në një tenxhere për të zierë.

Nga ana tjetër, sterilizoni edhe kapakët e kavanozave, duke marrë pak nga uji ku keni zierë kavanozat dhe fusni aty kapakët.

Specat t’i ndani në mënyrë të barabartë tek kavanozat dhe më pas t’i mbushni me lëngun që përgatitët.

Lëngu duhet të jetë i ngrohë kur ta hidhni tek specat, dhe sigurohuni që të lini një hapësirë rreth 2-3cm në grykën e kavanozit.

Mbyllini kavanozat me kapak, por mos i shtrëngoni shumë fortë.

Nëse doni t’i ruani për disa javë, mjafton që t’i fusni në frigorifer dhe mund t’i mbani rreth 3 javë.

Ndërsa nëse doni t’i ruani për një kohë më të gjatë, atëherë futini kavanozat e mbushur në një tenxhere me ujë.

Kavanozat të jenë të mbuluar me ujë afërsisht 2-3cm dhe ziejini për 15 minuta.

Fikeni zjarrin dhe lërini kavanozat të ftohen në tenxhere për disa minuta.

Më pas largojini nga tenxherja dhe lërini të ftohen plotësisht. Duhet të dëgjoni një zhurmë kërcitëse nga kavanozat, kjo ju tregon që kavanozat janë mbyllur hermetikisht.

Kështu mund t’i ruani kavanozat deri në një vit.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *