Speca të pjekur të mbushur me gjizë

Pjata kryesore

Përbërësit

500 gr speca të kuq me tul

200 gr gjizë

2 speca djegës të freskët

5 thelpinj hudhre

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Udhëzimet

1.Lajmë dhe pastrojmë mirë specat për mbushje duke u hequr bishtin në formën e kapakut dhe i vendosim mënjanë.

2.Ndezim furrën në temperaturën 250 gradë dhe nisim përgatitjen e masës për mbushje. Presim imët specat djegës dhe hudhrat, i vendosim në një enë dhe shtojmë gjizë dhe vaj ulliri.

3.Përziejmë përbërësit dhe shtojmë kripë e piper.

4.Nisim mbushjen e specave dhe i lyejmë nga jashtë me vaj ulliri.

5.I vendosim specat në tavë dhe i mbulojmë me letër alumini. I lëmë të piqen për 30 minuta.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv

Articles You May Like

Receta Gatimi