Speca të Mbushura me Fërgesë

Pjata kryesore

Përbërësit :

(Sasia e përbërësve më poshtë është për 4-5 persona)

8 speca të gjelbër ose të kuq në madhësi mesatare

2 kokrra domate

400 gr gjizë

3-4 thelpinj hudhra

Majdanoz

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq djegës

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle gjelle gjalpë të freskët

Përgatitja :

Si fillim, pastroni specat, vendosini në një tavë, kriposini pak dhe futini në furrë të parangrohur.

Lërini të piqen për 10-15 minuta, në kaq kohë specat do të jenë gjysmë të pjekura.

Ndërkohë, përgatisni fërgesën.

Në një tigan shtoni vajin e ullirit dhe gjalpin e freskët, lërini në zjarr derisa ky i fundit të shkrijë dhe shtoni thelpinjtë e hudhrave të shtypura.

Kaurdisini pak me njëra tjetrën e më pas shtoni domatet e grira shumë hollë ose të grira në rende.

Kaurdisini pak derisa volumi i domates të bjerë dhe të mbetet pa lëng.

Shtoni gjizën, kripën, piperin e zi dhe pak piper të kuq djegës sipas preferencës.

Kaurdisini të gjitha bashkë duke shtuar edhe majdanozin e grirë hollë,

Largojeni fërgesën nga zjarri dhe përmes një luge të vogël çaji mbushni specat që janë gjysmë të pjekura dhe kalojini për një skuqje të lehtë nga të dyja anët në tigan.

Pasi të jenë skuqur, specat e mbushura me fërgesë jani gati për t’u servirur.

Shoqërohen në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur gruri apo misri, byrekë shtëpie por edhe gatime të tjera shtëpie.

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2MC4Zte
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2O4LGsL

Articles You May Like

Supë me pulë e hudhra
Akullore me kakao
Reçel me boronica
Supë me lëng mishi
Gjellë me bathë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *