Speca te mbushur me patate

Perime

Perberesit:

• 6 speca te kuq te medhenj

• 1 kg patate

• 2 qepe

• 200 ml salce domatesh

• 100 ml ajke kuzhine

• 2 luge miell

• 2 luge margarine

• Kripe,biber

Pergatitja:

Specat pastrohen nga bishtat dhe farat. Patatet qerohen dhe grihen ne katrorka te vegjel. Qepet grihen imet dhe fergohen ne tigan me margarine derisa te zbuten. 
Ne kete mase shtojme miellin,pak kripe dhe biber dhe patatet e grira. Pasi te fergohen edhe pak i largojme nga zjarri dhe me kete permbajtje i mbushim specat dhe i rendisim ne tepsi. I mbulojme dhe i pjekim ne furre te nxehte per 1 ore dhe nese tepron mbushja e hedhim perreth specave. 
Ne fund e perziejme ajken e kuzhines me salcen e domateve dhe ju hedhim specave persiper dhe i kthejme ne furre edhe per 10 minuta te rreshken.

Articles You May Like

Receta Gatimi