Speca të marinuar me uthull dhe majdanoz (nga Arbana Osmani)

Te shpejta

Përbërësit :

500 gr speca të kuq

2-3 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

3-4 lugë uthull molle

vaj ulliri

kripë

Përgatitja :

Për të nisur këtë recetë lani specat dhe vendosni ato në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Tavën më pas futeni në furrë dhe lërini specat të piqen për 30  minuta.

Pasi të shikoni që janë pjekur mirë, futini në një qese për 15 minuta në mënyrë që të ftohen dhe t’ju hiqet lëkura me lehtë, shpjegon Arbana në recetën e saj.

Kur ti nxirrni nga qesja hiqni me kujdes lëkurën e specave dhe farat e tyre, duke i vendosur të pastruar në një enë.

Ndërkohë përgatisni salcën për marinimin.

Në një mikser hidhni një tufë majdanoz të pastruar, hudhrën dhe vaj ulliri, po aty shtoni edhe uthull molle apo uthull balasmike.

Arbana sugjeron këto dy lloje në bazë të dëshirës tuaj dhe asaj çfarë ju ndodhet në shtëpi.

Më pas përzieni mirë në mikser, derisa të gjithë përbërësit të kenë marrë trajtën e një salce të lëngëshme.

Kur të jetë gati, hidhjani specave tuaj sipër, përziejini me pak kripë dhe lërini në frigorifer të marinohen për minumumi gjysmë ore.

Më pas mund ti konsumoni duke i shoqëruar me bukë të bardhë dhe djathë, njejtë siç bëri moderatorja pas përgatitjes së tyre.

Ajo tregon për ndekësit e saj se shija ishte e mrekullueshme dhe problemi i vetëm ishte se nuk mund të pushonte së ngrënuri këtë pjatë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio
Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Supë me hithra karrotë dhe patate
Kotoleta me kungulleshka
Fileto peshku të fërguar në tigan
Buka me ullinj
Sekretet e përgatitjes së kafesë turke me shijen perfekte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *