Speca gogozhare në 10 minuta

Perime

Përbërësit

5-6 speca të kuq në mënyrë që tenxherja të mos mbushet plot

4-5 thelpinj hudhra ose më shumë, sipas shijes

Piper i zi, preferohet kokërr

1-2 gjethe dafine nëse dëshironi

1 filxhan kafe vaj ulliri

1 filxhan kafe uthull

Kripë sipas dëshirës

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Pastroni specat duke u hequr bishtin dhe farat me kujdes, pa u prishur formën. Lajini me ujë të bollshëm.

I vendosim specat në tenxheren me presion, u hedhim kripën, kokrrat e piperit, thelpinjtë e qëruar të hudhrës.

Thelpinjtë mund t’i lini të plotë ose të prerë, sipas dëshirës.

Shtojmë gjethet e dafinës.

Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe uthullën e cila mund të jetë uthull rrushi ose molle.

gatimeshqiptare.com rekomandon uthullën e mollës.

Mbylleni tenxheren me presion dhe vendoseni në zjarr mesatar.

Pas pak minutash, tenxherja fillon zhurmën karakteristike të presionit.

Nga ky moment lereni të qëndrojë edhe 2-3 minuta të tjera në zjarr e më pas hiqeni.

Specat gogozhare duhet të jenë gati, por kontrollojeni me nje pirun nëse është fortësia që doni.

Nëse i preferoni më të buta mund t’i lini dhe 2-3 minuta të tjera në zjarr duke bërë kujdes të mos e lini më shumë pasi mund të digjen.

Pasi ftohen, mund t’i shtoni vaj ulliri dhe uthull gjatë servirjes nëse dëshironi.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *