Simite me vaj ulliri

Brumera

Përbërësit :

500 gr miell

280 ml ujë ambient

10 gr maja birre e freskët

100 ml vaj ulliri

10 gr kripë

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete merrni një enë të thellë dhe shtoni 100 gr miell, 100 ml ujë dhe majanë e birrës.

Përziejini të gjithë përbërësit bashkë pa formuar kokrriza derisa të keni krijuar një masë brumi homogjene dhe të lëngëshme.

Mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë në temperaturën 25-28 grdë për 1 orë.

Më pas merrni pjesën tjetër të miellit shtojeni në një enë, shtoni pjesën tjetër të ujit dhe brumin që përgatitjët më parë i cili tashmë duhet të jetë fryrë.

Përziejini në të njejtin drejtim të gjithë përbërësit përreth 10 minuta e më pas shtoni vajin e ullirit, kripën.

Vazhdoni me përzierjen derisa të keni përfituar një masë brumi homogjene, të butë dhe pa kokrriza.

Brumin kalojeni në një tavolinë pune duke e spërkatur me pak miell, punojeni pak me duar siç bëni zakonisht me brumin dhe vendoseni sërish në një enë.

Mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë për 2 orë në një temperaturë të ngrohtë 25-28 gradë.

Kur të jetë fryrë sa dyfishi i tij, merreni brumin në një tavolinë pune sërish spërkateni me miell dhe silloni të hapni një petë të trrashë.

Peta juaj përfundimtare do të jetë 40×35 cm e më pas rrotullojeni me duar në mënyrë që të përfitoni një cilindër me gjatës 40 cm.

Në fund pritini paninet tuaja në cilindra të vegjël rreth 150 gr, duke formuar 6 të tilla.

Merrni sërish petësin dhe hapini edhe një herë të fundit një nga një kuleçët e brumit përsëgjati.

Rrotullojini me duar derisa të formohet një role e vogël dhe vendosini një nga një në një tavë të shtuar me letër kuzhinë.

Për pjekjen :

Kini kujdes që pjesën e poshtëme ku bashkohet brumi ta vendosni të puthitur me tavën në mënyrë që simitet mos happen gjatë pjekjes.

Tani lërini edhe një orë tjetër të fryhen në temperature të ngrohtë dhe më pas piqini për 30 minuta në 190 gradë.

Këto simite mund t’i ruani deri në 3 ditë në një enë apo qese të mbyllur për ushqime.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *