Gjoksi i Pulës
Nëse përzgjidhni pjesën e gjoksit të pulës për të gatuar përfshirë këtu edhe pjesën e kockës që ka në mes koha perfekte e zierjes është 30 në 45 minuta në varësi të madhësisë në pjesës së gjoksit.
Nëse preferoni që këtë pjesë ta zieni pa pjesën e kockës atëherë koha e zierjes është nga 25 në 30 minuta.
Pjesa e Kofshës së Pulës
Kofshët janë fantastike në përgatitjen e shumë gatimeve. Koha perfekte e zierjes së tyre është rreth 40 minuta. Në këtë mënyrë mishi do të zbutet plotësisht dhe do të marrë shijen e duhur.
Pjesa e Krahëve të Pulës
Ndonëse është pjesa që ka më pak mish, ajo vlerësohet për shijen e mirë që u jep sidomos supave dhe lëngun e plotë që krijon gjithashtu.
Për zierjen e krahëve të pulës rekomandohen 35-45 minuta.
Zierja e Pulës së Plotë
Nëse preferoni ta zieni pulën të plotë dhe të pa ndarë në pjesë koha e duhur e zierjes është rreth 1 orë.
Kur Mishi i Pulës është i Ngrirë
Në rastet kur mishin e pulës e keni të ruajtur në ngrirje në frigorifer, është e rëndësishme që më parë të siguroheni që mishi të shkrijë plotësisht e më pas të vijoni me zierjen dhe gatimin.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për zierjen e mishit në përgjithësi disa amvisa preferojnë ta shtojnë kripën në fillim dhe disa të tjera në fund.
Në të gjitha rastet e zierjes, rekomandohet që kripa të shtohet në momentin kur mishi sapo nis të ziejë.
Gatime Shqiptare ju këshillon të konsumoni pula të freskëta të vendit.