Si të përgatisni gurabiet e kuqe

Embelsira

Përgatitja e gurabieve të kuqe  :

1 kg miell

500 gr sheqer

2 të verdha veze

2 gota e gjysmë ujë (375 ml)

100-150 ml vaj ulliri ose gjalpë tër tretur

1 lugë kafeje sodë buke

Përgatitja e kremit të kuq :

Pak ngjyrues të kuq ëmbëlsirash (e gjeni në markete)

1 të bardhë veze

250 gr sheqer pluhur

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Përgatitja e gurabieve të kuqe :

Në një tas të madh hedhim miellin dhe sodën e bukës. Përzjeni mirë me njëra tjetrën dhe dhe më pas të hapni një gropë në mes ku do të hidhni sheqerin, vajin e ullirit ose gjalpin, të verdhat e vezës.

Përzjeini mirë të gjitha bashkë dhe më pas shtoni ujin.

Brumin punojeni me duar dhe shpejtë. Brumi do të jetë pak i lëngshëm.

E vendosim brumin në tavolinën e kuzhinës, hedhim pak miell dhe e hapim me kujdes përmes një petësi.

Petën e hapim me një trashësi rreth 1.5 cm.

Presim biskotat në forma rrumbullake përmes një thike ose nëse kemi forma ëmbëlsirash.

I nxjerrim nga forma dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje.

Futini të piqen në furrë të parangrohur në 200 gradë përreth 20 minuta.

Përgatitja e kremit të kuq :  

Në një enë qelqi, rrihni të bardhën e vezës dhe më pas të shtoni sheqerin pluhur.

Trazojeni me kujdes derisa masa të bëhet e njëtratshme.

Në fund, shtoni nga pak ngjyruesin derisa të arrihet ngjyra tipike e kuqe.

Pasi biskotat të jenë ftohur, lyejini me kremin e përgatitur dhe lërini të ftohet derisa kremi me sheqerin e kuq të ngurtësohet dhe të ngrijë.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *