Si të përgatisni biskotat e pashkëve

Embelsira

Perberesit :

Gjysëm filxhani çaji gjalpë

4 filxhanë e gjysmë çaji miell

6 vezë

2 lugë gjelle pluhur pjekës

Gjysëm luge çaji kripë

1 lugë çaji ekstrakt anasoni

Lëkura e  grirë hollë e një limoni

Lëngu i një gjysmë limoni

1 filxhan çaji sheqer

Çerek filxhani qumësht

1 filxhan çaji sheqer pluhur

2 lugë gjelle ujë

Treçerek luge çaji ekstrat anasoni.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Ndizeni furrën dhe ndani mënjanë disa letra pjekjeje.

Në tasin e mikserit të kuzhinës përzieni së bashku, gjalpin dhe sheqerin për dy minuta dhe më pas shtoni vezët, lëkurën e limonit, lëngun e tij dhe ekstraktin e anasonit.

Përziejini deri sa masa të jetë e njëjtrajtshme dhe pa kokrriza.

Më pas shtoni miellin, pluhurin pjekës, kripën dhe qumështin.

Vazhdoni me përzierjen deri sa brumi të formohet plotësisht.

Ndajeni brumin në toptha të vegjël dhe secilit prej tyre jepuni formën e gërshetit e më pas bashkoni të dy pjesët fundore.

Secilën prej tyre vendoseni mbi letrën e pjekjes dhe piqini në furrë për rreth 20 minuta ose deri sa të marrin një ngjyrë të artë.

Ndërkohë që prisni sa të ftohen, përzieni sheqerin pluhur, ujin dhe ekstraktin e anasonit dhe lyejini biskotat e pjekura një nga një.

Për dekorimin e biskotave mund të përdorni edhe me produkte pastiçerie pluhur dhe shumëngjyrëshe për tu dhënë atyre nota festive.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *