Si ta kuptoni qe erëzat kanë skaduar

Shendeti & Keshilla

A skadojne erëzat?

Në këtë pikë çdo gjë varet nga lloji i erëzës dhe mënyra e ruajtjes së saj.

Sipas Administratës për Ushqime dhe Barna (FDA) në me bazë në SHBA, erëzat ndahen sipas funksionit që ato kanë, pra aromatike dhe jo aromatike.

Kështu erëzat aromatike të thata siç janë: borziloku, rigoni, trumza, rozmarina, mentja, nenexhiku, kopra, majdanozi, sherbela apo dafina mund të zgjasin nga 1-4 vite.

Kjo nëse janë të thara dhe ruhen të mbyllura dhe në ambiente të thata e të errëta.

Për erëzat jo aromatike që vijnë nga toka, siç është pluhuri i xhinxherit, pluhuri i hudhrave, kanella apo speci i kuq pluhur, jetëgjatësia mund të shkojë 2-3 vite.

Sa më pak t’i ekspozoni erëzat tuaja me ajrin dhe dritën e diellit aq më shumë ato do t’i ruajnë vajrat e tyre aromatikë.

Si ta kuptoni që erëzat tuaja janë prishur ?

Erëzat e thara nuk skadojnë apo prishen siç mund të ndodhë me ushqime të tjera.

Ato mund t’i përdorni në çdo kohë, por shija do të jetë ndryshe.

Konsumimi i erëzave pas shumë vitesh ose të atyre që nuk janë konservuar mirë, nuk do ju sëmurë, por thjesht nuk do të merrni shijen e dëshiruar.

Për t’i ruajtur sa më mirë, siç e kemi shpjeguar edhe mësipër, mundohuni t’i vini në një enë hermetike, larg ajrit të freskët, nxehtësisë apo dritës së diellit.

Në çdo rast për të kuptuar gjendjen e tyre nuhasni aromën karakteristike që erëza ka.

Nëse është ende e fortë mund ta konsumoni në receta për të marrë shijen e dëshiruar.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *