Salmon me perime

Fruta Deti, Pjata kryesore

Përbërësit
100 gr salmon
kripë
piper i zi
vaj ulliri (ekstra i virgjër)
1 pako patate
bizele
karotë
pluhur hudhre (
koncentrat domatesh
krem djathi

Përgatitja
1
Në fillim marinoni salmonin me pak kripë dhe piper të zi. Vendoseni për ta skuqur në një tigan ku keni shtuar më parë pak vaj ulliri.
2
Pasi të jetë skuqur mirë nga të dyja anët kalojeni në një tavë.
3
Në një tigan shtoni 50 gram bizele, 50 gram karota, dy gota ujë, hudhrën, patatet e përgjysmuara dhe koncentratin e peshkut nga Vegeta.
4
Trazojini mirë dhe i lini rreth 10 minuta derisa të zbuten plotësisht.
5
Më pas i shërbeni në një pjatë dhe sipër i vendosni salmonin. Vendosini një lugë gjelle krem “Schmand”.
6
Shtrydhini edhe pak limon sipër. Shoqërojeni me një gotë verë “Tradita”. Shijojeni!

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *