Salmon i pjekur në furrë me erëza

Fruta Deti, Gatime Deti

Përbërësit:

2 fileto salmoni

1 tufë majdanoz

Gjysmë limoni

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete gjithnjë peshkun ta zgjidhni sa më të freskët për shije më të mirë.

Marinoni fileton e salmonit duke e lyer me kripë dhe piper nga të gjitha anët.
Më pas hidhini sipër majdanoz të freskët dhe vendoseni në një tavë të shtruar me letër kuzhine. 

Sipër dhe poshtë vendosini nga një fetë limon dhe shtoni po aty pak vaj ulliri.

Para se ta piqni mbështilleni me letër pjekje të mbyllur nga të gjitha anët në formën e një karameleje, duke krijuar hapësirë në mes.

Në këtë mënyrë salmoni juaj do të qëndrojë i butë edhe pas pjekjes.

Futeni të piqet në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

Kur të jetë gati hiqni me kujdes letrën e pjekjes dhe shërbejeni bashkë me lëngun e tij dhe erëzat.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *