Sallatë verore me Patate dhe Salcë Rukola

Perime, Sallata

Përbërësit
500 gr patate (të qëruara)
200 gr bishtaja (të prera)
100 gr domate qershi
20 gr rukola (e pastruar)
borzilok
gjethe dafine
uthull
vaj ulliri
kripë

Përgatitja
1
Për të bërë këtë sallatë verore, prijini patatet në kube 1.5 cm.
2
Ziejini në ujë të bollshëm pa kripë me 3 gjethe dafinë dhe një lugë uthull për 16-18 minuta. Në fund fikeni flakën, kriposini, shtoni pak ujë të ftohtë për të ndaluar zierjen dhe lërini të ftohen në ujin e tyre.
3
Ziejini bishtajat për 10-12 minuta në ujë pa kripë me një gjethe dafinë. Kaloni në frulator 120 gr bishtaja me kripë, 3 gjethe borzilok, rukolën, 30 gr vaj dhe 50 gr nga uji i tyre i zierjes.
4
Përzieni patatet me domatet të prera në gjysmë dhe bishtajat e mbetura. Mbushni me salcën që sapo përgatitët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *