Përbërësit :
200 gr djathë i bardhë
100 gr spinaq i vogël
100 gr rukola
100 gr thjerrëza
5 gr fara kungulli
10 fara pishe ose arrorë sipas dëshirës
1 degë rozmarinë
1 thelbi hudhër
Piper i zi
Vaj ulliri
Kripë
Majdanoz
Lëkurë limoni
Uthull molle
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete zieni së pari thjerrëzat.
Ziejini për 30 minuta e më pas kalojini në një tigan për t’ju dhënë më shumë shije.
Shtoni aty pak vaj ulliri dhe hudhrën bashkë me thjerrëzat duke përzier.
Shtoni po aty pak lëkurë limoni të grirë dhe pak majdanoz të grirë sipas dëshirës.
Lërini të marrin shijen e njëra tjetrës në zjarr mesatar për 5-10 minuta e më pas hidhni hudhrën dhe lërini thjerrzat të ftohen.
Ndërkohë në një tjetër tigan spërkasni pak vaj ulliri hidhni rozmarinën e grirë dhe djathin e bardhë të prerë në feta të mëdja e të holla.
Lërini të gatuhen në zjarr të lartë për disa minuta e në fund shtoni pak piper të zi pse rigon.
Djathin duhet ta lini në zjarr derisa të fillojë të shkrijë pak, por jo të shpërbëhet.
Më pas hidhni në një enë sallatrat që keni përzgjedhur duke i grirë hollë, shtoni vaj ulliri, uthull molle, kripë e piper.
Në fund shtoni me lugë thjerrzat dhe djathin e skuqur sipër.
Shërbejeni menjëherë ose ruajeni në frigorifee për disa momente.