Sallatë festive

Antipasta, Perime, Receta per femije, Sallata, Te shpejta, Vegjetariane

Përbërësit
  • 500 gr filetë pule
  • 300 gr kërpudha
  • 250 gr majonezë
  • 250 gr bizele
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • 7-8 kokrra vezë (të ziera)
  • 2 thelpinj hudhër
  • 50 gr arra
  • kopër
  • kripë
Përgatitja
1
Fillimisht ziejmë bizelet në ujë të vluar me kripë për 5 minuta. Më pas i kullojmë dhe i vendosim në ujë të ftohtë.
2
Ziejmë filetat e pulës dhe më pas i presim në kubikë të vegjël duke i vendosur në fund të një tasi të tejdukshëm.
3
Grijmë arrat në copëza të vogla, gjithashtu dhe hudhrën.
4
Trazojmë arrat me hudhrat dhe me 3 lugë gjelle majonezë.
5
Me këtë masë mbulojmë sipërfaqen e kubikëve të mishit të pulës.
6
Presim vezët e ziera në feta dhe me to rrethojmë komplet tasin. Më pas shtojmë kërpudhat të kavërdisura më parë me pak vaj ulliri.
7
Pjesët anësore të të bardhave të vezëve i grijmë në rende, duke i trazuar me pak majonezë.
8
E vendosim dhe këtë shtresë dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me bizele.
9
Përsëri rrethojmë anët e tasit me fetat e vezëve duke shtuar djathin e grirë.
10
E spërkasim me pak majonezë duke e mbuluar në fund sipërfaqen me pak të bardhë dhe të verdhë veze të grirë.
11
E dekorojmë me disa kokrra bizele dhe kopër. Në qendër për dekor vendosim pak spec të kuq ose domate në vaj.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *