Përbërësit:
250 gr thjerrëza
1 lugë gjelle vaj ulliri
50 gr djathë i bardhë
2 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle qepë e kuqe e grirë
1 tufë majdanoz
Piper i zi
Kripë
Përgatitja:
Për të realizuar këtë recetë si fillim të zieni thjerrëzat përreth 1 orë.
Më pas kullojini ato dhe lërini të ftohen.
Ndërkohë grini hollë të gjithë përbërësit e tjerë duke filluar me qepën, majdanozin dhe thërrmoni djathin e bardhë.
Shtoni thjerrëzat në një enë të thellë, bashkojini me përbërësit e tjerë, shtoni vaj, kripë e piper dhe përzieni me kujdes.
Mund ta konsumoni menjëherë në temperaturë ambient ose ta ruani të mbyllur në frigorifer.
Llojin e thjerrëzave mund ta zgjidhni sipas dshirës tuaj ose të zgjidhni një miks prej tyre.
Këtë sallatë mund ta pasuroni edhe me përbërës të tjerë sipas dëshirës tuaj.