Sallatë e ftohtë me patate të pjekura

Sallata

Përbërësit :

1 kg patate të vogla

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

4 thelpinj hudhër

4 lugë gjelle kos

1 lugë gjelle lëng limoni

Majdanoz

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Përgatitja :

Ndizni furrën në 230 gradë dhe të përgatisni patatet.

Duke e ndezur që në fillim furrën, temperatura në të cilën do të piqen patatet do të jetë nuk do të rritet ngadalë, duke e shkurtuar kështu kohën e pjekjes.

Patatet shpëlajini në ujë të ftohtë dhe qërojini nga lëkura. Nëse patatet janë të reja dhe lëkura është e hollë mund t’i lini edhe ashtu.

Mjafton t’i prisni në dy pjesë dhe t’i shtroni në një tavë me letër pjekjeje.

Spërkatini me vaj ulliri, kripë dhe piper të zi dhe përziejini me duar që të marinohen.

Futni për të pjekur për 30-40 minuta duke i kthyer dy herë gjatë pjekjes.

I lini të piqen derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë dhe krokante.

Ndërkohë që patatet po piqen ju përgatisni salcën me kos dhe hudhra.

Shtypni hudhrat dhe përziejini tek kosi bashkë me pak kripë, vaj ulliri dhe 1 tufë me majdanoz të grirë.

Sapo patatet të jenë pjekur largojini nga furra dhe lërini të ftohen pak.

Në fund mjafton që t’i përzieni me kosin dhe t’i lini për 10 minuta në frigorifer që të marrin shijen që duhet.

Kjo sallatë mund të shoqërojë shumë mirë mishin, por mund të konsumohet edhe vetëm pasi është e plotë dhe ju mban ngopur gjatë.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *