Salcë me kos, hudhër dhe lëng limoni

Salca

Përbërësit :

450 gram kos i thjeshtë (i ftohtë)

2 thelpinj hudhër të grira

2 lugë lëng limoni

Kripë sipas dëshirës

Përgatitja :

Në një tas të vogël fillimisht hidhni kosin me kripën.

Duke përzierë këto përbërës të parët ju siguroheni që kripa të tretet dhe kosi të marrë shijen e duhur.

Më pas e kanë radhën hudhra dhe lëngu i limonit.

Pasi të keni bashkuar të gjithë përbërësit lëreni në frigorifer salcën tuaj sa të marinohet dhe mund ta shërbeni duke shoqëruar sallatat, mishin e pjekur, qoftet e shtëpisë, orizin madje edhe makaronat.

Shërbejeni menjëherë ose mbajeni në frigorifer deri në pesë ditë duke e futur në një enë të mbyllur me kapak që të mos thartohet.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio
Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *