Salca liptao(me patate,arra,hudher)

Salca

Përbërësit :

4 patate mesatare

100g arra

2 lugë gjelle uthull

2 lugë gjelle vaj ulliri

3 thelpinj hudhër

Kripë

Spec djegës

Përgatitja :

Për nisjen e kësaj recete fillimit të lani me ujë të bollshëm patatet dhe më pas t’i vendosni për të zier.

Ndërkohë që patatet ziejnë, në një tas të vogël përzieni uthullën, vajin e ullirit, specin e kuq dhe kripën.

PAsi patatet të kenë zierë, dhe mundohuni që të jenë zbutur plotësisht.

Nxirrini nga tenxherja dhe hiquni lëkurën.

Për këtë hap do t’ju nevojitet shtypësja e patateve, por mund të përdorni edhe kulloren e makaronave dhe një lugë.

Nisni t’i shtypni patatet derisa të formoni pure prej tyre.

Më pas grini arrat, themi grini pasi arrat nuk duhen thërrmuar siç bëjmë zakonisht për ëmbëlsira.

Arrat hidhini tek tasi me purenë e patateve dhe më pas shtoni kripë.

Filloni t’i përzieni mirë në mënyrë që masa të jetë e njëtrajtshme.

Tani shtoni përzierjen me vajin, uthullën, hudhrat dhe specin djegës.

Përzieni mirë çdo përbërës derisa masa të jetë e plotë.

Është e rëndësishme që salcën ta lini të pushojë për 30-40 minuta në frigorifer.

Pasi kështu marinohet sa më mirë dhe shija e saj do të jetë akoma edhe më perfekte.

Nëse dëshironi mund të shtoni edhe pak majdanoz për t’i dhënë freski pjatës.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *