Role e mbushur me krem

Embelsira

Përbërësit për brumin :

4 vezë

115 g sheqer

80 g miell

1 lugë çaji vanilje pluhur

Për mbushjen :

400 ml qumësht

60 gr miell

100 gr sheqer

1 vezë

Sheqer pluhur ose kakao për spërkatje

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Për të nisur përgatitjen e kësaj recete merrni një tas të madh dhe aty vezët me sheqerin.

Rrihini derisa masa të jetë kremoze dhe sheqeri të jetë tretuar plotësisht.

Kur kremi të ketë marrë një ngjyrë pothuaj të bardhë atëherë ai është gati.

Shtoni vaniljen dhe miellin duke e përzierë nga poshtë lartë, kështu vezët nuk do të humbasin volumin e tyre.

Kur mielli të jetë lidhur plotësisht me vezët dhe sheqerin kalojeni në një tavë të lyer me gjalpë ose ku të keni shtruar një letër pjekjeje.

Brumin ta përhapni dhe ta drejtoni sa më mirë.

Futeni për ta pjekur për 8-10 minuta në furrë të ngrohur me 220 gradë.

Gjatë kohës që baza piqen në furrë përgatisni kremin e mbushjes.

Në këtë recetë kemi zgjedhur kombinimin me kremin e pastiçerisë, pasi është dhe i shijshëm.

Në një tenxhere të vogël hidhni qumështin, lëkurën e një limoni dhe vëreni të ziejë në zjarr mesatar.

Ndërkohë zgjidhni një enë të thellë hidhni vezën, sheqerin dhe miellin, duke i përzier të gjithë përbërësit vazhdimisht.

Kur masa të jetë kompakte dhe pa kokrriza, shtoni qumështin e nxehtë dhe vazhdoni me përzierjen.

Në fund hiqni me kujdes lëkurën e limonit e cila nuk duhet të jetë e grirë, por thjeshte e prerë në copa të mëdha të holla.

Më pas hidheni kremin në një tigan ose tenxhere të vogël dhe gatuajeni derisa të trashet plotësisht, duke e përzier vazhdimisht.

Kur baza të jetë pjekur, nxirreni nga furra dhe largojeni bashkë me letrën e pjekjes.

Vendoseni në tavolinë dhe aty shtoni kremin e pastiçerisë duke e lyer në të gjithë sipërfaqen e kekut.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta shkëputni pak nga letra e pjekjes bazën e kekut dhe të filloni ta rrotulloni.

Mbështilleni kështu të gjithë bazën duke formuar një cilindër.

Mbulojeni me një qese kuzhine duke e shtrënguar lehtë rolenë që të marri formën e duhur.

Futeni në frigorifer për 20 minuta dhe më pas mund ta shërbeni duke e spërkatur me pak sheqer pluhur ose kakao.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *