Receta origjinale e kaçamakut

Pjata kryesore

Përbërësit :

Gjysëm kilogram miell misri

Gjysëm lugë gjelle me kripë

1 litër ujë

Gjysëm kilogram gjalpë

Udhëzimet :

Marrim një tenxhere të pastër dhe e vendosim në zjarr.

Hedhim ujin dhe kripën dhe e lëmë të marrë një valë. Vendosim një lugë druri në mes të tenxheres dhe përreth saj hedhim miellin e misrit.

E lëmë të ziejë për gjysmë ore, pa hequr lugën dhe pa e përzier.

Pas gjysmë ore, e përziejmë qullin për 10 minuta deri sa të ngjeshet dhe të marrë formën e topit.

Më pas hedhim kaçamakun me lugë në tepsi.

Marrim një tigan të pastër dhe e vendosim në zjarr. Hedhim gjalpin dhe e lëmë të shkrihet.

Pasi të jetë nxehur ia hedhim sipër kaçamakut.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6

Kaçamaku i grurit:

Përbërësit :

Gjysëm kilogramë miell gruri

1 litër ujë

Gjysëm lugë gjelle me kripë

200 gramë gjalpë

Përgatitja :

Marrim një tenxhere të pastër dhe e vendosim në zjarr.

Hedhim ujin dhe kripën dhe e lëmë të marrë një valë. Më pas hedhim miellin dhe e përziejmë menjëherë me lugë druri.

Përzierja duhet të jetë e fortë, e njëtrajtshme dhe e shpejtë.

Masa duhet përzier deri sa mielli me ujin të jenë tretur dhe të kenë formuar një top të shkrifët dhe pa kokrra.

Marrim një tepsi ose pjatë të gjërë dhe e hedhim kaçamakun duke përdorur një lugë druri.

Më pas shkrijmë gjalpin në tigan dhe pasi të jetë ngrohur e hedhim mbi kaçamak.

Në të dyja rastet, kaçamaku serviret i ngrohtë. Ai shoqërohet me kos dhe me djathtë dhie ose lope sipas preferencës.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Articles You May Like

Supë me pulë e hudhra
Petulla të mbushura me djathë të bardhë
Zupë me kos dhe biskota
Tavë me bamje
Omletë me spinaq domate dhe djathë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *