Receta e likerit me çokollatë

Pije dhe Kokteil

Likeri me çokollatë është ideal për të shoqëruar ëmbëlsirat në fund të vaktit, është një ide perfekte dhurate dhe me këshillat tona do të përgatisni variantin më të shijshëm dhe origjinal sipas recetave të gjysheve që e përdornin për qerasje.

Si përgatitet likeri me çokollatë

Në një tehnxhere shtoni sheqerin, kakaon dhe vaniljen, duke shtuar më pas pak nga pak qumështin dhe duke vazhduar përzierjen. Pas kësaj, lëreni të ziejë në zjarr për rreth 5 minuta.

Pjesa e dytë e përgatitjes ka të bëjë me ftohjen e përzierjes dhe vetëm pasi të jetë ftohur, mund t’i shtoni alkoolin. Më pas duhet ta hidhni likerin në një shishe qelqi dhe ta ruani në një vend të thatë dhe të freskët.

Si përgatitet likeri me çokollatë pa qumësht (dhe pana)

Shpesh kërkojmë një liker kremoz dhe në këtë rast, aplikohet receta me pana. Por likeri i përgatitur me pana nuk mund të konservohet shumë gjatë. Pa pana dhe qumësht, likeri me çokollatë mund të konservohet deri në 6 muaj. Për të bërë likerin me çokollatë pa qumësht dhe pana mjafton të shtoni çokollatë të zezë, sheqer, vanilje, kakao të situr dhe alkool ushqimor.

Çfarë duhet bërë kur likeri është shumë i trashë?

Në këtë rast, këshilla është është t’i shtoni një gjysmë gote qumësht të zier më parë dhe më pas lëreni të ftohet.

Likeri me çokollatë të bardhë

Në këtë rast, receta është identike me atë të çokollatës së zezë, por kjo e fundit duhet zëvendësuar me çokollatë të bardhë.

Konservimi

Është ideale të ruhet në një shishe qelqi ose kristali në një vend të freskët dhe të thatë.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv
*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2Mhvq7i
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3dGh9MD

Articles You May Like

Gjellë me bathë
Tortë e ftohtë me kos dhe fruta
Byrek me patëllxhanë dhe djathë
Akullore me kakao
Qofte me mish pule