Reçel Karote

Gliko - Recel, Perime

Përbërësit
6 karotë
400 gr sheqer kaf
800 ml ujë
1/2 limon (i prerë në feta)
lëkurë portokalli
1 shkop kanellë
2 lugë lëng limoni
1 lugë gjelle niseshte

Përgatitja
1
I pastrojmë karotat mirë dhe i grijmë në rende.
2
Ndërkohë vendosim ujin së bashku me sheqerin kaf dhe i lëmë të vlojnë përreth 10 minuta.
3
Shtojmë shkopin e kanellës, lëkurën e portokallit dhe i lemë të ziejnë bashkë dhe për 5 minuta.
4
Më pas shtojmë fetat e portokallit, 2 lugë gjelle lëng limoni, niseshtenë dhe në fund karotat e grirë në rende. I përziejmë mirë dhe e lëmë reçelin të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë derisa të ketë marrë ngjyrë të karamelizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *