Qumështor me niseshte

Embelsira

Përbërësit:

1 petë sfoliat (e gjeni në markete)

1.5 litër qumësht

50 gr gjalpë

2 kokrra veze

1 ½ filxhan niseshte

1 ½ filxhan sheqer

Përgatitja:

Gatimeshqiptare.com ju udhëzon që të lyeni një tavë me pak gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj dhe shtroni petën sfoliat duke bërë disa vrima në hapësirën e saj përmes një piruni.

Më pas, petën që keni shtruar lyejeni sërish me pak gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj.

Më pas, hidhni qumështin në tenxhere dhe vendoseni në zjarr.

Shtoni sheqerin, gjalpin e tretur dhe niseshten e tretur në pak ujë.

Përzjeini me njëra tjetrën pa ndalur.

Ndërkohë, shtoni edhe dy të bardha dhe një të verdhë veze të cilat i keni rrahur më parë, të verdhën tjetër të vezës lëreni mënjanë për ta përdorur më vonë.

Trazojeni të gjithë masën e qumështit me përbërësit që keni hedhur në të derisa të trashet dhe masa të nisë të fluskojë.

Në këtë moment largojeni nga zjarri. Dhe masën kremoze të qumështit shtrojeni në të gjithë sipërfaqen e tavës ku keni shtruar petën sfoliat.

Në fund lyejeni sipërfaqen e qumështorit me të verdhën e vezës që keni lënë mënjanë dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur në 200 gradë celcius për 20-25 minuta.

*GOslim & Matcha Slim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6
*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *