Përbërësit :
1 litër e gjysmë qumësht
10 kokrra vezë
10 lugë gjelle miell
10 lugë gjelle sheqer
1 lugë e gjysmë gjelle kanellë
50 gramë gjalpë
Pak vanilje (sipas dëshirës)
Përgatitja :
Hedhim në një tas vezët e më pas sheqerin dhe i rrahim pa ndërprerje derisa masa të njëtrajtësohet.
Më pas shtojmë, gjalpin të cilin më parë e kemi shkrirë. Gjalpin para se ta hidhni në masën e vezëve dhe sheqerit të siguroheni që të jetë jo i ngrohtë.
Më pas hedhim miellin bashkë me kanellën dhe e përzjejmë pa pushim në mënyrë që mielli të mos krijojë kokrriza.
Pasi masa të jetë bërë e njëtrajtshme shtojmë qumështin dhe i përzjejmë të gjitha bashkë.
Masën siç e kemi të lëngshme e hedhim në një tepsi ose tavë qelqi, të cilën më parë e kemi lyer përmes një furçe kuzhine me pak gjalpë.
Tepsinë me qumështor ose tavën e qelqit e fusim në furrë, të cilën më parë e kemi nxehur në temperaturën 200 gradë celcius.
Qumështorin e lëmë të piqet derisa pjesa e sipërfaqes së qumështorit të marrë ngjyrën e artë të pjekjes dhe masa të jetë mpiksur.
Pasi fiket furra, qumështori lihet edhe për 30 minuta në nxehtësinë e sobës. Kur e servirim, sipër e spërkasim me pak kanellë.