Qofte Orizi

Antipasta, Kalorike

Përbërësit
  • 1.2 lt ujë
  • 500 gr oriz (Oriz Carnaroli Gold)
  • kripë
  • 1 bustinë shafran
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 200 gr Mocarela (ose cdo lloj tjetër djathi)
  • 200 gr miell
  • gr bukë (e grirë)
  • 400 ml vaj luledielli (vaj luledielli Gold Teuta)
  • 300 ml ujë
Përgatitja
1
Lëreni ujin të vlojë në një tenxhere të thellë dhe shtoni orizin kur të jetë duke zierë vrullshëm bashkë me kripën.
2
Lëreni të ziejë 15 minuta dhe në momentet e fundit shtoni shafranin dhe djathin kaçkavall.
3
Shtrojeni orizin në një tavë që të ftohet dhe lëreni disa minuta.
4
Ndërkohë përgatisni një brumë të thjeshtë me sasinë e miellit dhe ujit.
5
Filloni të mblidhni qoftet duke hapur një sasi orizi në dorë dhe në mes vendosini mocarela apo cdo lloj djathi që ju pëlqen.
6
Në një tigan të thellë shtoni një sasi të konsiderueshme vaji dhe lëreni të nxehet në mënyrë që qoftet të gatuhen mirë.
7
Kalojini qoftet në brumin me miell pastaj në bukëne grirë dhe vendosini të skuqen. Mos skuqni më shumë se 2 qofte njëkohësisht sepse ulet temperatura e vajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *