Qofte me Qiqra

Antipasta

Përbërësit
300 gr qiqra
1 kokërr qepë
1 tufë majdanoz
3 thelpinj hudhër
vaj ulliri
kripë
piper

Përgatitja
1
Qiqrat mund t’i zieni ose t’i lini në ujë për një ditë dhe më pas i lini të kullojnë për 1 orë.
2
Hidhini në mikser të gjithë përbërësit një e nga një dhe frulojini derisa të jetë bërë një brumë gati homogjen.
3
Pasi ta hiqni brumin nga mikseri, vini një tigan me vaj në flakë të lartë dhe ndërkohë me dorë formoni qoftet e qiqrave dhe skuqini në vaj të nxehtë.
4
Mund t’i shoqëroni me çfarëdo salce që pëlqeni.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *