Qofte me mozarella

Antipasta

Përbërësit:

Një top i madh mozzarella

Një vezë

60 gram parmixhano i grirë

Një lugë gjelle majdanoz i grirë

60 gramë bukë e grirë (galetë)

Vaj ulliri

Kripë dhe piper

Prisni djathin mozzarellla në kubikë dhe vendoseni në një sitë të kullojë mirë.

Më pas vendosini kubat e mozzarella-s në mikser dhe shtoni edhe përbërësit e tjerë: vezën, majdanozin, parmixhanon, kripën dhe piperin.

Frulojini derisa të përftoni një masë homogjene dhe më pas punojeni mirë në mënyrë që të formoni qofte konsistente.

Nxehni vajin në një tigan dhe skuqini për 10 minuta në zjarr të ulët ose derisa të marrin ngjyrë të artë.

Për t’i bërë më të shijshme, shoqërojini me salcen tuaj të preferuar.

Per porosi kliko ne foto !

Articles You May Like

Receta Gatimi