Qofte me kungull vere

Perime

PERBERESIT

500 gr kungull i verdhë i grirë në rende

2 qepë të njoma

200 gr djath të bardhë

1 vezë

piper

majdanoz

miell që fryhet vetë

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

PËRGATITJA

Grijmë me rende 500 gr kungull të verdhë.

E kriposim dhe e lemë për 10 minuta.

Më pas e shtypim mirë dhe lëngun që nxjerr e lejmë po në tas.

Shtojmë 2 qepë të njoma, 200 gr djath të bardhë, 1 vezë, majdanoz, piper dhe rreth 100 gr miell që fryhet vetë.

I përziejmë mirë dhe i skuqim në vaj të bollshëm.

Brumi nuk duhet të jetë as i ujshëm dhe as shumë i trashë.

Me ndihmën e lugës i japim formën kur ti skuqim.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Supë kremoze me fasule të bardha
Pica 4 stinet
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Penne me ton dhe ullinj
Kokteil Mai Tai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *